Telegrafi

Tuna do të ‘bëhej’ edhe lesbike!? (Foto)

Kësaj radhe Tuna ka shkaktuar polemika në foton e një prej miqve të saj në rrjetin social Instagram, duke thënë se për vithet e shfaqura në foto do të bëhej edhe lesbike.

“Ehh, për këtë foto do të isha bërë edhe lesbike”, ka theksuar Tuna në një koment drejtuar miqve të saj.

Bukuroshja pak ditë më parë kritikoi edhe këngën e re të Kaos, “Ngoje Zemrën Tem”, që iu dedikohej prindërve, që ka ngritur një luftë mediale mes saj dhe rep grupit.

Tuna ka qenë vazhdimisht prezente kohëve të fundit nëpër media dhe krijuesja e hiteve si “Piroman” dhe “Bileta” nuk ka dhënë indikacione se do të ndalet në luftën e saj të drejtpërdrejt me kritikët e saj. /Telegrafi/