Altuna Sejdiu, e njohur më mirë si Tuna, kishte sjell një bashkëpunim me Seven Saraqin.
Pjesë e videos së shumëpërfolur ishte edhe modelja dhe bukuroshja shqiptare, Vildane Zeneli.
Kjo e fundit si dhe këngëtarja kanë publikuar disa imazhe të marra prej prapaskenave të xhirimit të klipit, “Maria”.
Theksojmë se Butrint Buçinca dhe Duja e kanë bëri ‘beatin’ e kësaj kënge, me editim të ‘The Daltons’.
Për melodinë dhe tekstin është kujdesur vet Seveni, i cili është njëherësh edhe producent i projektit.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Darko, ndërsa videoklipin e ka xhiruar Mojo Productions.
Ndryshe, deri më tani kënga është shikuar mbi 269 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/