Telegrafi

Tuna dhe Patrisi nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale

Çifti shumë i diskutuar në opinionin publik, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, kanë ngjallur së fundmi polemika të shumta tek fansat e tyre.

Kjo pasi dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e gjersa edhe paraqitjet e tyre të përbashkëta së fundmi janë shumë të pakta.

Ata nuk kanë bërë të ditur se pse ka ndodhur kjo distancë mes tyre, teksa edhe në pushimet e fundit në Republikën Domenikane, Tuna ishte e vetme me djalin, pa Patrisin.

Po të shohësh me vëmendje në rrjetin social Instagram, vërehet qartë se Patrisi ka larguar nga lista e ndjekësve të tij Tunën.

Foto: Patris Berisha/Instagram

E njëlloj ka vepruar edhe Tuna, e cila prej kohësh tashmë nuk është ndjekëse e bashkëshortit të saj në këtë rrjet sociale.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Nuk dihet nëse ka një kirzë mes çiftit, por mungesa e tyre e përbashkët në fotografitë e fundit që ata kanë ndarë me ndjekësit, kanë ngjallur dyshime të tilla. /Telegrafi/