Site icon Telegrafi

Tuna dhe Patrisi bëhen prindër për herë të parë! Vjen në jetë Tiani (Foto)

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdiu – Tuna dhe Patris Berisha janë bërë sot (e martë) prindër për herë të parë.

Tuna ka sjell në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzoi me emrin Tian Berisha.

Këngëtarja lindi në orën 15:10 me një prerje cezariane në spitalin “Sante Plus” të Shkupit.

Ndërkohë Patrisi i lumtur për ardhjen në jetë të të birit, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku shfaq momentet e para të takimit të Tunës me djalin e saj, ku pranë tyre gjendej edhe ai vet sigurisht.

“Mirë se erdhe i vogli Tian Patris Berisha” (sic.), shkruan Patrisi në mbishkrimin e fotografisë.

Çifti nisën lidhjen e tyre të dashurisë vitin e kaluar, gjersa vetëm pak muaj më vonë u dha lajmi se Tuna është shtatzënë, nga ku prej sot ata gëzojnë edhe fëmijën e tyre të parë.

Urime Tuna! /Telegrafi/

Exit mobile version