Janë dy emrat më të përfolur të momentit, si anën profesionale po ashtu në atë personale. Tuna dhe Nora kanë pushtuar shtypin rozë me lajmin se do të jenë kunata.
E ky fakt, duket se po i pëlqen dy artisteve të cilat pas shumë kohëve shihen bashkë në dalje publike.
Është darka ekskluzive e kreatorit Valdrin Sahti që ka bërë dy bukuroshet e skenës të parakalojnë së bashku në tapetin e kuq.
Këtë gjë e ka ndarë në SnapChat vetë kreatori Sahiti, gjatë arritjes së kunatave më të famshme të industrisë muzikore shqiptare.