Pikërisht në këtë festë të madhe të muzikës kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë jo pak këngëtarë maqedonas. Mes tyre, siç bën të ditur Bluetooth, edhe dy këngëtarët shqiptarë Tuna dhe Adrian Gaxha, të cilët kanë zgjedhur një nga këngët e tyre më të mira për konkurrim.
Edhe pse rruga është ende e gjatë dëshira jonë është që Maqedonia të përfaqësohej me njërin prej tyre, çka do të thoshte se në Festivalin e madh Evropian do të jenë jo një, por dy këngëtarë shqiptarë.