Telegrafi

Tuna del për të shëtitur me djalin (Foto)

Ka më pak se një muaj prej se Altuna Sejdiu është bërë nënë, ndërsa këngëtarja duket mjaft e përmbushur me fëmijën e saj.

Në fillim të këtij muaji, Tuna solli në jetë djalin që e pagëzoi Tian. Ky është fëmija i parë i këngëtares me partnerin e saj, Patris Berisha.

Derisa ka publikuar vazhdimisht fotografi të të birit dhe mesazhe emocionuese, këtë herë ajo ka postuar një imazh në të cilin shfaqet duke ecur në rrugë, së bashku me djalin që ndodhet në karrocë.

“Partneri im i ri në krim”, ka shkruar Tuna në përshkrimin e fotografisë.

Në ndërkohë, pritet të shihet se kur do të vendosë këngëtarja që t’i kthehet karrierës muzikore. /Telegrafi/