Telegrafi

Tuna: Dashuria i jep ngjyrë gjithçkaje

Altuna Sejdiu muaj më parë solli albumin më të ri muzikor para fansave të saj.

Këngëtarja shkupjane ka sjell shtatë këngë të reja që po bëhen hite te publiku shqiptar i muzikës.

Gjithashtu është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa publikon imazhe, video si dhe jep këshilla për ndjekësit.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet në kostume ngjyrë të portokalltë.

“Dashuria i jep ngjyrë gjithçkaje”, ka shkruar artistja që njihet më mirë si Tuna.

Ndryshe, biondina ka paralajmëruar tashmë se do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/