Telegrafi

Tuna brenda trekëndëshave, shikoni trailerin e klipit të ri “Bermuda” (Video)

Këngëtarja Tuna Sejdi shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri “Bermuda”.

Kënga është e një zhanri mix që do ta sjellë kësaj here më ndryshe këngëtaren, dhe është punuar nga producenti Mixey, gjersa ka publikuar në Instagram edhe trailerin e videoklipit, i cili është duke u punuar nga Max Production.

Siç shihet nga pamjet e para, Tuna do të shfaqet mjaft e freskët dhe në top formë si gjithmonë, teksa tematikë e klipit është trekëndëshi i famshëm i Bermudes.

Projekti do të publikohet nesër në YouTube. /Telegraf/