Telegrafi

Tuna me ‘akuza’ ndaj Patrisit: Baba që bën hiking ndërsa fëmijët e tij janë të hospitalizuar

Tuna dhe Patrisi (Foto: Arkiv)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna, duket se i ka ndarë rrugët me partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.

Ajo ditë më parë tregoi se i janë sëmurë fëmijët dhe se ndodhen në spital duke marrë trajtimin nga mjeku.

E njëjta së fundmi ka bërë disa akuza në rrjete sociale në drejtim të ish-partnerit të saj.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, tha ajo në postimin e hedhur në InstaStory.

“Baba që bën hiking ndërsa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, ka thënë në tjetrin postim artistja.

Lexo po ashtu Ribashkohen Tuna dhe Patrisi

Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që Tuna bën postime të tilla me kunja ndaj Patrisit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ndërkaq ka dy djem me Berishën: Tianin dhe Zenin.

Të njëjtit u raportuan se u bashkuan për herë të fundit në mars të vitit 2022. /Telegrafi/

Tuna dhe Patrisi (Foto: Arkiv)