Ljubisa Tumbakovic gjatë ditës së djeshme është bërë trajner i kombëtares serbe të futbollit.
Strategu 66-vjeçar, i cili udhëhoqi për tre vjet kombëtaren malazeze, nuk kishte pranuar të drejtonte Malin e Zi kundër Kosovës.
Trajneri ka folur për herë të parë rreth rastit të muajit të kaluar duke treguar se pse e tradhtoi Malin e Zi.
“Vendimi për mos e drejtuar ekipin malazez kundër Kosovës ishte lëvizje logjike dhe korrekte”, tha fillimisht ai.
“Atë vendim e kam marrë vetë, nuk më ka shtyrë askush. Koha do ta tregoj nëse kam të drejtë”, shtoi më tutje Tumbakovic.
Më pas ai u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse do ta drejtonte Serbinë kundër Kosovës, Ljubisa pohoi se për këtë do të vendoste shteti.
Ndryshe, takimi mes malazezëve dhe “Dardanëve” përfundoi 1-1 në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. /Telegrafi/