Gail Roberts ka mbetur e tmerruar kur në kafenenë e saj në Wrexham të Wales, një tullumbace lëvizi në mënyrë horizontale nëpër ajër. Madje, kaloi nëpër një karrige dhe hyri pas banakut.
Pronarja 42-vjeçare, e ka filmuar momentin kur ky dekorim u ‘aktivizua’ papritmas dhe nisi të lëvizë pa u prekur nga askush, transmeton Telegrafi.
“Para një kohe, një vizitor tha se e ka prekur me dorë fëmije, pas pasur aty ndonjë fëmijë. Kjo më bindi se është shpirti i një fëmije që po sillet brenda”, ka thënë Robrts.
Mirëpo, ajo nuk planifikon ta mbyllë biznesin, po të punojë dhe të mundohet të zgjidhë misterin. /Telegrafi/