Telegrafi

Tullumbacja kthehet në gjendje normale, sapo të jetë nxjerrë nga azoni i lëngshëm (Video)

Kimistja nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e njohur vetëm si  Chemical Kim, ka provuar t’i motivojë studentët, me një eksperiment shumë atraktiv me tullumbace dhe azot.

Në momentin që tullumbacja ka dalë prej gotës me azot të lëngshëm, i është kthyer sërish normalitetit, duke u fryrë si ishte më parë, transmeton Telegrafi.

Kjo është një masë e kirogjenike, një gaz në formë likuide me temperaturë tepër të ulët. Ftohtësia ka bërë që objekti i mbushur me ajër të tkurret, që të kthehet sërish në gjendje normale, kur të ketë delur në ambient normal.

Për shkak se ajri i nxehtë kërkon më shumë hapësirë, derisa kur ftohet tkurret në hapësirë minimale. Njëjtë ka ndodhur edhe në këtë rast, kur tullumbacja u nxorr prej gotës me azot që arrinte temperaturë deri në – 196 gradë Celsius.

Kur u vendos në tavolinën e laboratorit, tullumbacja u përfshi nga energji kinetike dhe molekulat e gazit vepruan që ta kthejnë në normalitet. /Telegrafi/