Një grua po lufton për jetën e saj, pasi pjesë të një grumbull tullash kishin rënë mbi të në një vend ndërtimi në lindje të Londrës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë dëshmitarët ata që kanë thënë se dikush kishte marrë ndihmën e parë në vendngjarje.
Gjithashtu, sipas mediave, ndonëse të pakonfirmuara, ka edhe raporte nga vendi i ngjarjes se dikush ishte vrarë në këtë incident.
Megjithatë, policia më vonë konfirmoi se gruaja ishte dërguar në spital ku ajo ishte në gjendje kritike dhe se të afërmit e saj ishin njoftuar.
Raporte të tjera sugjerojnë se pjesët e murit ranë mbi një grup fëmijësh të cilët ishin lënduar kur plagosur kur muri ra mbi ta, por kjo nuk është konfirmuar. /Telegrafi/
#Burdett Road #bricks #eastlondon pic.twitter.com/jUbsk5Npe7
— Shafiazam (@ShafiazamUK) March 27, 2018