Rënia e flokëve për disa është shumë shqetësuese, andaj mundohen të bëjnë kamuflime të ndryshme, për të mbuluar pjesën tullace.
Mirëpo, të tjerë kanë vendosur që në lëkurën e kokës të bëjnë tatuazhe të ndryshme, në përpjekje të duken më mirë, transmeton Telegrafi.
Kjo vetëm sa i ka bërë qesharak dhe njerëz që bien në sy, por jo për të mirë.
“Pasi i pashë këta tullacë, jam krenar që nuk kam flokë dhe nuk kam provuar të bëj ndonjë vizatim në kokë”, është një nga komentet e shumta.
Në komentet tjera, atyre iu është rekomanduar të vendosin paruke, që të duken më normal. /Telegrafi/