Site icon Telegrafi

Tufegxhiq: Nuk parashikohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësor

Avokati Vlladimir Tufegxhiq sonte tha se nuk ka procedurë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor.

“Sipas ligjit është e vërtetë që nuk ka shkarkim të kryetarit të Këshillit dhe fakti është se kryetari i zgjedhur nuk ka shumicën, të cilën e humbi me shtatë vota. Në rrethana të tilla, edhe nëse ai kryetar vazhdon të marrë pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor, nuk do të ketë shumicën e nevojshme për asnjë pikë.

Nuk është paraparë procedurë për shkarkimin e kryetarit”, tha Tufegxhiq në programin “24 Otvoreno” në “TV24”.

Avokati thekson se nëse nuk merren masa për këtë situatë në të cilën ndodhet Këshilli Gjyqësor, “autoriteti i Gjykatës së Lartë do të ndikojë që këto situata të tejkalohen”./Telegrafi/

Exit mobile version