Site icon Telegrafi

Tufegxhiq: Është e kontestueshme zgjedhja e kryetarit të Gjykatës penale

Gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar të Gjykatës penale para zgjedhjes së Tatijana Mihajlova për ushtruese detyre në Gjykatën Themelore Shkup 1, Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tufegxhiq i cili ishte një nga pretendentët për të pasuar Vlladimir Pançevskin, për Faktor, thotë se për këtë hap ka vendosur për arsye parimi.

‘Arsyet për tërheqjen time nga kandidatura për kryetar të Gjykatës Penale nuk është vetëm nga vlerësimi i jashtëzakonshme e cila është e imponuar si një kërkesë e re e cila nuk ishte parashikuar në njoftim, por edhe sepse në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të një kompromisi të plotë dhe të diskreditimi përgjatë procedurës së përzgjedhjes. Përndryshe, zgjedhjet për kryetar të Gjykatës Penale janë pasuar nga një seri skandalesh publike dhe akuza mashtrimi dhe aktivitete të paligjshme të kryetarit të Gjykatës Penale’, tha ndër të tjera Tufegxhiq.

Tufegxhiq para disa ditëve ka dorëzuar nismën deri te Këshilli Gjyqësor për anulimin e zgjedhjes për kryetar të Gjykatës Penale. /Telegrafi/

Exit mobile version