Një aeroplan mallrash i postës së shpejtë amerikane FedEX ka bërë ulje emergjente në aeroportin e New Jersey, pasi përplasja me zogj shkaktoi zjarr në njërin nga motorët e fluturakes.
Aeroplani aterroi në aeroportin ndërkombëtar Newark, njoftoi Lenis Valens, zëdhënëse e aeroportit të New Jersey, transmeton Telegrafi.
Nuk raportohet për të lënduar në aeroplanin e mallrave – ndërsa në video amatore shihet motori i aeroplani duke nxjerrë flakë derisa ishte në qiell.
Gjithçka ndodhi pas përplasjes së fluturakes me tufën e zogjve, që edhe shkaktuan zjarrin që shpërtheu në njërin nga motorët.
E kjo ulje emergjente shkaktoi vonesa te aeroplanët e tjerë, që ishin planifikuar të niseshin në destionacionet e tyre të parapara. /Telegrafi/