Daniel Biber ka kaluar katër ditë në Costa Brava të Spanjës, duke përcjellë lëvizjen e shpezëve të ndryshme.
Fotografi 53-vjeçar ka shkrepur në momentin e duhur, kur një tufë që fluturonte në qiell, krijoi atë që ngjante sikur një zog gjigant, transmeton Telegrafi.
Por, formësimin e pazakontë ai e ka parë, vetëm kur u kthye në shtëpi dhe po i shikonte imazhet.
Kjo seri e fotografive, e ka futur atë në rrethin e ngushtë të disa garave fotografike, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti. /Telegrafi/