Ky është momenti rrëqethës kur një tufë e buajve arrijnë ta shpëtojnë njërin prej të “tyre”, pasi sulmohet nga një tufë e luanëve dhe detyrohet të futet në ujë për t’i shpëtuar më të keqes, ku më pas sulmohet nga krokodili.
Ky sulm është filmuar në parkun nacional Kruge në Afrikën e Jugut, ku 10 vite më parë një betejë e ngjashme ishte filmuar mes tre specieve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Luanët u detyruan të tërhiqen kur tufa e buajve i dolën në ndihmë “anëtarit të tyre”, që e panë se po i rrezikohej jeta. E gjithë ngjarja është filmuar nga Thuli Khumalo, që po udhëhiqte një grup turistësh nëpër parkun nacional.
Fillimisht dukej se bualli nuk ka gjasa t’i shpëtojë vdekjes, për faktin se e kishin rrethuar luanët duke u detyruar të futet në ujë për t’i shmangur dhëmbëve të tyre të mprehtë.
Megjithatë, aty iu shfaq një problem tjetër, krokodili tentoi ta kafshon – por pa rezultat, dhe kështu bualli u detyrua të del nga uji ku ende po e prisnin luanët e uritur.
E duke parë se nuk kishte zgjedhje tjetër vendosi të ballafaqohet me tufën e luanëve, derisa në momentet më kritike i dolën në ndihmë tufa e buajve që detyruan luanët të tërhiqen. /Telegrafi/