Një tufë luanësh që po kalonin rrugën, detyruan shoferët e veturave të ndalen për pak qaste në skaj të rrugës.
Megjithatë jo të gjithë e respektuan këtë, dhe kështu një burrë u pa duke lëvizur me mjet përmes tufës së luanëve.
Pamjet janë filmuar në autostradën pranë parkut nacional Kruger në jug të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.
Shoferi i Toyota Land Cruiser u tregua i padurueshëm, kështu nisi veturën dhe goditi lehtë në shpinë njërin nga luanët.
Megjithatë nuk dihet nëse ky veprim ishte i qëllimshëm, por një gjë është e sigurtë që shoferi është dënuar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i parkut nacional Kruger, ku në këtë pjesë kafshët janë të mbrojtura edhe me ligj. /Telegrafi/