Telegrafi

Tuchel zhvillon seancën e parë stërvitore te Bayerni – shqelmon nga pas Leroy Sanen dhe e ndau nga pjesa tjetër e skuadrës

Tifozët kanë mbetur të habitur pasi Thomas Tuchel goditi Leroy Sane gjatë seancës së tij të parë stërvitore në Bayern Munich.

Ish-trajneri i Chelseat më pas e ndaloi anësorin për të biseduar larg pjesës tjetër të skuadrës.

Dyshja po bisedonin në skajin e fushës stërvitore ndërsa Tuchel insiston të zbatojë stilin e tij në skuadrën e Bavarezëve.

Lexo po ashtu Dalin detajet e kontratës së Thomas Tuchel: Sa do të paguhet trajneri te Bayerni

Dhe fansat kanë folur për këtë veprim në rrjetet sociale.

Njëri shkroi në Twitter: “Kjo është një mënyrë e keqe për të nisur aventurën e tij”.

I dyti shkroi: “Ai tashmë po i tregon drejtimin Sanes për muajin e ardhshëm. Më pëlqen”.

Lexo po ashtu Chelsea ka mbetur e zhgënjyer nga 'tradhtia' që ua bëri Tuchel në konferencën e tij të parë te Bayerni

Tifozi i tretë komentoi: “Ai nuk e goditi vetëm me shkelm”.

Ndërsa një i katërti tha: “Trajneri i ri nuk ka të ndalur”.

Sane dyshohet se ai udhëton nga Anglia për të luajtur për Bayernin çdo javë pasi e dashura e tij Candice Brooks nuk jeton në Gjermani. /Telegrafi/