Thomas Tuchel thuhet se ka rënë dakord të bashkohet me Paris Saint-Germain dhe të zëvendësojë Unai Emery pas një viti ndërprerje si trajner.
Menaxheri gjerman ka ndalur së trajnuari që nga largimi nga Borussia Dortmund vitin e kaluar.
Tuchel ka qenë i lidhur me gjigantët anglezë, Chelsea dhe Arsenal, me të ardhmen e Antonio Contes dhe Arsene Wengerit si temë e debatit, por edhe me stolin e Sevillas.
Unai Emery pritet të largohet nga gjigantët e Ligue 1 këtë verë, pasi nuk arriti të kalojë PSG-në nga faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.
Kështu, Tuchel thuhet se ka rënë dakord me drejtuesit e klubit parisien për të qenë ai zëvendësues i spanjollit Emery.
Sipas mediumit gjerman Bild, Tuchel ka pranuar një kontratë dyvjeçare, me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër.
Raporti i Bildit shton se Tuchel po kërkon një asistent për t’u bashkuar me të në kryeqytetin francez.
Një nga faktorët vendimtarë duket të jetë aftësia e Tuchelit për të folur rrjedhshëm në frëngjisht dhe kjo ka bindur drejtuesit e PSG-së. /Telegrafi/