Trajneri gjerman, Thomas Tuchel shpreson të thyejë trendin e menaxherëve te Chelsea dhe të mbetet drejtues i ekipit për shumë vite.
Gjermani fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, i cili e pa atë të vazhdonte kontratën e tij deri në vitin 2024.
Blutë janë të njohur për shkarkimin e menaxherëve, por Tuchel shpreson se ai mund të bëhet trajneri më afatgjatë në histori të Chelseat.
“Shpresojmë që unë të jem në krye për shumë vite”, ka thënë fillimisht Tuchel kur u pyet për të ardhmen e tij në të Chelsea.
“Kemi një kohë të mirë së bashku. Nëse unë jam ende në krye, kjo do të ishte një pamje e mirë”.
“Është një grup shumë premtues për momentin. Ju kurrë nuk e dini, sepse gjërat në futboll ndryshojnë shpejt. Por, është një përzierje shumë e mirë për momentin”.
“Më pëlqen mbështetja dhe sasia e mbështetjes dhe cilësia e mbështetjes për ekipin, është fantastike”.
“Ju mund të ndjeni se ky klub konkurron në nivelin më të lartë për shumë vite”.
“Në futboll, të kesh një ëndërr për dy, tre, katër, pesë vjet mund të jetë naive, sepse ne mbështetemi në rezultatet, në atmosferën dhe zhvillimin”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/