Telegrafi

Tuchel ‘shpreson’ në një kontratë të re me Chelsean pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Thomas Tuchel ka folur edhe për kontratën e re, pasi Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Manchester Cityn në finale.

Trajneri gjerman erdhi në mes të sezonit te klubi nga Stamford Bridge, duke arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt në Ligën Premier, por duke fituar edhe trofeun e këtij sezoni.

Taktikat e tij, loja grupore dhe thjeshtësia kanë bërë që Tuchel të pëlqehet shumë nga i gjithë spektri që rrethon Chelsean dhe vet gjermani shpreson që t’i rinovohet kontrata.

Lexo po ashtu Chelsea kurorëzohet mbret i Evropës, mposht Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

“Unë nuk jam as 100 për qind i sigurt, por mbase kam një kontratë të re tani”, ka thënë fillimisht Tuchel pasi fitoi Ligën e Kampionëve.

“Mund të jetë një kontratë e re, menaxheri im tha diçka për këtë, por unë nuk e di. Pra, le ta kontrollojmë këtë më parë”.

“Fola me pronarin në fushë, ky ishte momenti më i mirë për një takim të parë. Ose më e keqja, sepse tani e tutje mund të përkeqësohen gjërat! Ne do të flasim nesër, do të flasim më vonë, pritur përpara për këtë”.

Lexo po ashtu Tuchel: Lojtarët ishin të vendosur ta fitonin trofeun, ju thash të ishin më trima

“Mund ta siguroj atë se do të qëndroj i uritur, se dua titullin e ardhshëm dhe ndihem absolutisht i lumtur, si pjesë e një klubi vërtet ambicioz, një pjesë e fortë e një grupi të fortë”.

“Kjo i përshtatet besimit tim dhe pasionit tim për futbollin në momentin dhe në mënyrën perfektë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/