Thomas Tuchel ka folur edhe për kontratën e re, pasi Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Manchester Cityn në finale.
Trajneri gjerman erdhi në mes të sezonit te klubi nga Stamford Bridge, duke arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt në Ligën Premier, por duke fituar edhe trofeun e këtij sezoni.
Taktikat e tij, loja grupore dhe thjeshtësia kanë bërë që Tuchel të pëlqehet shumë nga i gjithë spektri që rrethon Chelsean dhe vet gjermani shpreson që t’i rinovohet kontrata.
“Unë nuk jam as 100 për qind i sigurt, por mbase kam një kontratë të re tani”, ka thënë fillimisht Tuchel pasi fitoi Ligën e Kampionëve.
“Mund të jetë një kontratë e re, menaxheri im tha diçka për këtë, por unë nuk e di. Pra, le ta kontrollojmë këtë më parë”.
Tuchel only became Chelsea boss in January 🤯#UCL #UCLfinal pic.twitter.com/ckz8TIWjZO
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 29, 2021
“Fola me pronarin në fushë, ky ishte momenti më i mirë për një takim të parë. Ose më e keqja, sepse tani e tutje mund të përkeqësohen gjërat! Ne do të flasim nesër, do të flasim më vonë, pritur përpara për këtë”.
“Mund ta siguroj atë se do të qëndroj i uritur, se dua titullin e ardhshëm dhe ndihem absolutisht i lumtur, si pjesë e një klubi vërtet ambicioz, një pjesë e fortë e një grupi të fortë”.
“Kjo i përshtatet besimit tim dhe pasionit tim për futbollin në momentin dhe në mënyrën perfektë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/