Site icon Telegrafi

Tuchel: Sfidë e madhe ndaj Liverpoolit, na duhet paraqitja më e mirë e mundshme

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel beson se përballja e nesërme (e martë) me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve është një sfide e madhe për ekipin e tij.

Reds arritën finalen huaj gjatë sezonit të kaluar, por përforcimet si Fabinho, Naby Keita, Xherdan Shaqiri dhe Alisson Becker i kanë bërë ata përsëri njërin prej favoriteve.

Kështu mendon edhe trajneri i PSG-së, Tuchel, i cili e sheh Liverpoolin si njëri  nga favoritët dhe mezi pret një ndeshje ndaj tyre.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Tuchel, trajneri më i mirë në botë

“Një ndeshje si kjo nuk ndodh shumë shpesh, kjo paraqet një sfidë të madhe”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën e tij për shtyp.

“Kjo do të sjellë më të mirën në ne. Nuk ka problem me këtë. Ajo që na nevojitet nesër është paraqitje më e mirë që mund të kemi”.

“Jemi nën presion kur shohim cilësinë e grupit që jemi. Ne nuk mund të relaksohemi me presionin që do të vihet”.

Lexo po ashtu Klopp: PSG është njëri nga favoritët e Ligës së Kampionëve, Anfield mund të jetë përparësi për ne

“Me ose pa top, kjo ndeshje kërkon një nivel ekstremisht të madh përqendrimi, pasi në Anfield asnjëherë nuk mund të jeni konform”.

“Nëse zbrisni nëpër korridoret e Anfieldit, ju ndjeni peshën e këtij tregimi. Në këtë takim, na duhet të shkruajmë historinë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version