Telegrafi

Tuchel reagon ashpër pas kritikave nga ish-legjenda e Bayernit

Thomas Tuchel zgjodhi t’i jepte fund intervistës më herët, pavarësisht se skuadra e tij Bayern Munich mundi Borussia Dortmundin në atë që njihet në Gjermani si “Der Klassiker”.

Tuchel, i njohur për temperamentin e tij , iu kundërpërgjigj kritikëve dhe ish-legjendave të klubit, Didi Hamann dhe Lothar Matthaus. Matthaus e kishte kritikuar Tuchelin për rotacionet që bëri në humbjen e turpshme të Bayernit në Kupën e Gjermanisë ndaj skuadrës së ligës së tretë Saarbrucken.

“Edhe me tensionet mes ekipit dhe trajnerit dhe mungesës së përmirësimit ishte shumë befasuese [të fitosh 4-0]. Nëse Lothar nuk e di çfarë ndodhi sot, atëherë ndoshta Didi e di. Jam shumë i lumtur me ekipin tim”, ka thënë Tuchel në fillim të intervistës së tij për Sky Sports Germany.

Më pas kur Matthaus kërkoi të kundërpërgjigjej, Tuchel i dha fund intervistës.

“Mund të thuash çfarë të duash, por unë nuk dua të jem pjesë e diskutimit. Sot fituam 4-0, por tani duhet të bësh një kthesë 180 gradë”, përmbylli gjermani.

Lexo po ashtu Harry Kane hyn në librat e rekordeve me het-trikun e shënuar ndaj Dortmundit në klasiken gjermane

Bayern është i dyti në Bundesligë, dy pikë larg Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos. Pasi humbi Superkupën e Gjermanisë dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, Bundesliga dhe Liga e Kampionëve mbeten të vetmet mundësi për të fituar një trofe këtë sezon.

Eliminimin e hershëm të Bayernit në dy kompeticione shumë tifozë e kanë cilësuar si “mallkim” të Harry Kane, i cili nuk ka fituar asnjëherë ndonjë trofe madhor gjatë kohës sa ishte pjesë e Tottenham Hotspur./Telegrafi/