Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, mendon se skuadra e tij është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas.
Strategu gjerman mendon se të zgjedhurit e tij kanë një sfidë ta madhe në sfidën çerekfinale që zhvillohet sonte (e mërkurë).
“Është vështirë të luash ndaj Atalantas. Është një sfidë e madhe, mirëpo gjithmonë ekzistojnë mundësi. Atalanta ka një stil unik – thuajse një me një në të gjithë fushën. Sulmojnë me shtatë lojtarë në gjysmën kundërshtare”.
“Është vështirë të luash ndaj tyre. Kanë shënuar shumë gola dhe kanë një skuadër të shkëlqyer. Ka gjasa për të gjetur hapësira, mirëpo duhet të luajmë mirë”, ka deklaruar Tuchel në një konferencë për shtyp.
Lëndimi i Kylian Mbappe ka qenë problemi më i madh për trajnerin e PSG, mirëpo ai ka thënë se mund ta përfshijë në skuadër.
“Nëse nuk ndodh diçka e pazakontë, atëherë ai do të jetë në skuadër’, ka shtuar më tej trajneri. /Telegrafi/