Telegrafi

Tuchel provon një profesion të ri, pasi që tha se nuk i frikësohet shkarkimit nga Chelsea

Thomas Tuchel ka gjetur pak kohë që të relaksohet për shkak të rikthimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Strategu gjerman e ka filluar mjaft mirë këtë edicion të Ligës Premier te Chelsea, duke e bërë Chelsean lider me 16 pikë.

Derisa ishin duke u zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare, Tuchel sfidoi vetën në një punë tjetër, atë të kuzhinierit.

Atij iu kërkuar që t’i tregonte aftësitë e tij në kuzhinë, derisa e pëlqeu atë që bëri me ndihmë e një kuzhinier që e kishte afër.

Në konferencat e kaluara, gjermani kishte thënë se ai nuk e ka frikën e shkarkimit nga The Blues, por që dëshiron të qëndrojë sa më gjatë që të mundet.

Tuchel në gjysmë sezonin te Chelsea arriti që ta fitonte Ligën e Kampionëve, gjersa është në mesin e favoritëve për të fituar Ligën Premier, së bashku me Manchester Cityn, Liverpoolin e Manchester Unitedin. /Telegrafi/