Site icon Telegrafi

Tuchel projekton dy blerjet e para për të ndërtuar Chelsean që mendon

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, dëshiron të bëjë dy nënshkrime të mëdha gjatë verës për të ndihmuar skuadrën e tij që të sfidojë titullin.

Gjermani e di se nga ai pritet që të jetë sfidues për Ligën Premier sezonin e ardhshëm, ose të rrezikojë të humbasë punën e tij.

Sipas Sky Sports Neës, Chelsea dëshiron Erling Haaland nga Borussia Dortmund gjatë verës.

Një shënjestër tjetër është David Alaba i Bayern Munchen, i cili do të jetë lojtar i lirë.

Blutë do të kenë para për të shpenzuar dhe Haaland është sulmuesi që ata duan, ndërkohë Alaba është 28 vjeç dhe mund të luajë si mbrojtës i qendrës dhe i majtë, por edhe mesfushor.

Real Madrid ka qenë i lidhur me austriakun, por nuk ka marrëveshje zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version