Thomas Tuchel duket se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Chelsea.
Derisa klubi londinez po përballet me disa sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, trajneri gjerman po vazhdon ta kryejë me përpikëri punën e tij.
Në konferencë për media, Tuchel është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij dhe ka konfirmuar se nuk e ka plan të largohet nga Stamford Bridge.
“Nuk ka dyshime se do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, u tha gjermani gazetarëve.
“Absolutisht. Duhet vetëm të presim dhe ende duhet të shkojmë dita-ditës sepse gjithçka mund të ndryshojë”.
“Situata është e rënduar aktualisht, por ne jemi të fokusuar në objektivat tonë dhe ne do të vazhdojmë sa më gjatë që të jetë e mundur këtu”, ka shtuar më tej Tuchel.
Chelsea raportohet se mund të shitet nga mesi i muajit prill, pasi aktualisht janë duke u analizuar në përpikëri ofertat. /Telegrafi/