Chelsea ka barazuar ndaj Brighton të martën në mbrëmje për të vazhduar formën e dobët që i ka lënë ata të dalin jashtë garës për titull.
Thomas Tuchel e pranoi se nuk ka gëzim në Chelsea pasi skuadra dështoi të fitojë një ndeshje ligë për herë të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit pas barazim 1-1 ndaj Brighton.
Trajneri gjerman ka thënë se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe të pakënaqur, pasi kishin nevojë për një pushim.
Just over 20 minutes to play. ⏱
🔵 1-1 🟡 [68’] #BhaChe pic.twitter.com/byrLFOXlnT
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 18, 2022
Chelsea, dikur në garë për titull, tani është 12 pikë prapa Manchester Cityt me një ndeshje më shumë të luajtur.
“[Edhe] në reagimin e golit [që ne e shënuam], mund të shihni se jemi të lodhur. Ishte të lehtësuar por nuk kishte gëzim”.
“Ne dukemi të lodhur dhe jemi… E shihni që jemi të lodhur mendërisht. Na duhen disa ditë pushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”, deklaroi trajneri.
Lukaku dhe Ziyech u panë duke u grindur në pjesën e parë, ndëra trajneri shtoi se kjo është normale.
“Është normale që ata [Ziyech dhe Lukaku] flasin, është normale që nuk janë të lumtur”, deklaroi Tuchel. /Telegrafi/