Site icon Telegrafi

Tuchel: Nuk mund t’i detyrojmë futbollistët të vaksinohen kundër COVID-19

Lojtarët e pa-vaksinuar në Ligën Premier kanë ngjallur polemika pas një vale të re të COVID-19 që ka goditur Mbretërinë e Bashkuar, dhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka shprehur mendimin e tij nëse vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm për futbollistët profesionistë.

Tuchel theksoi se ai nuk është i gatshëm të detyrojë asnjë lojtar të pa-vaksinuar që të vaksinohet, por pranoi se Liga Premier mund të duhet të vendosë disa rregulla për ata që vendosin kundër vaksinimit.

“Ju e dini se kjo është duke shkaktuar një çështje”, ka thënë fillimisht Tuchel para përballjes së Bluve kundër Brentford në Carabao Cup.

Lexo po ashtu Tuchel me deklaratë thumbuese për Ligën Premier

“Por nuk është se kemi të gjithë të infektuarit të pa-vaksinuar. Kemi lojtarë të vaksinuar që janë pozitivë. Nuk dua të përfshihem në vënien e gishtave dhe të filloj gjuetinë e njerëzve të pa-vaksinuar. Kjo është një zgjedhje që duhet bërë”.

“Mund të ketë rregulla rreth kësaj. Ju duhet të jetoni me pasojat. Por, ne nuk mund t’i detyrojmë njerëzit të vaksinohen”.

“Unë nuk do të ndryshoj mendimin tim për këtë. Dhe unë nuk jam tipi për të komentuar për këtë. Ka ekspertë në këtë vend, në të gjithë Evropën. Pyetni ata dhe mua më pyesni ju lutem vetëm për futbollin”, përfundoi gjermani.

Lexo po ashtu Tuchel: Kemi shumë mungesa, mund të luajmë me lojtarë U23

Shtatë mungesa kundër Brentford

Rreth shtatë lojtarë të Chelseat do të mungojnë në ndeshjen e Carabao Cup të kundër Brentford sot, pasi rezultuan pozitivë për COVID-19.

N’Golo Kante pritet të pushohet, ndërsa Andreas Christensen dhe Trevoh Chalobah janë dyshime të mëdha, sikurse edhe Jorginho pas testimit negativ pas një rezultat të parë pozitiv që ai u kthye para ndeshjes kundër Ëolves të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version