Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel nuk mund të garantojë nëse mesfushori Adrien Rabiot nuk do të largohet në janar.
Reprezentuesi francez është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate nga muaji janar.
Juventus, Interi, Milan, si dhe Barcelona, thuhet se janë të interesuar ta nënshkruajnë atë për një çmim të ulët muajin e ardhshëm, ndërsa interesim mendohet të kenë shprehur edhe Chelsea, Liverpooli dhe Bayerni.
Trajneri i PSG, Tuchel ka thënë se nuk do të garantojë që Rabiot do të nënshkruaj kontratën e tij të re me klubin parisien.
“Nuk mund të siguroj se Adrien do të përfundojë sezonin me ne”, ka thënë fillimisht Tuchel në një konferencën shtypi.
“Gjithmonë është e njëjta gjë, ai nuk ka thënë po te PSG kështu që gjithçka është e mundur”.
“A do të nënshkruajmë një mesfushor me tipare mbrojtëse në janar? Ishte shumë e rëndësishme për mua të nënshkruaja një numër 6 në verë. Është dimër tani, por e njëjta gjë vlen”.
“Kjo gjithashtu varet nga situata me Adrien Rabiot dhe Lassana Diarra”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/