Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se nuk do ta konsiderojë shitjen e sulmuesit Timo Werner këtë verë.
Werner u sulmua rëndë sezonin e kaluar pasi nuk arriti të bënte ndikimin që shumë prisnin pas një transferimi prej 47 milionë funtesh nga RB Leipzig.
Si i tillë, 25-vjeçari tashmë është lidhur me një largim nga Chelsea, me Erling Haaland dhe Harry Kane të diskutuar si zëvendësime të tij te Blutë.
Në total, sulmuesi i Gjermanisë shënoi vetëm 12 herë në të gjitha garat, duke shtuar 15 asistime, dhe duke ndihmuar Chelsean të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të sigurojë një vend në top katër të Ligës Premier.
Por, sipas mediumit britanik The Sun, Tuchel nuk është i interesuar në shitjen e bashkëkombësit të tij.
Ky medium shton se trajneri gjerman beson se Werner mund të luajë një rol të madh në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/