Site icon Telegrafi

Tuchel: Mungesat e Neymar, Mbappe dhe Cavani na ndihmuan ta mposhtim Realin

Thomas Tuchel ia atribuon fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Real Madridit yjeve të skuadrës të cilët munguan shkaku i lëndimeve dhe ndëshkimeve.

PSG mposhti me rezultat të thellë 3-0 Real Madridin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Tuchel pretendoi pas ndeshjes që mungesa e yjeve të tij mund t’iu ketë bërë një favor të madh pjesës tjetër të lojtarëve në skuadrën e tij, duke i relaksuar pritjet dhe duke i lejuar ata të luanin me pak më shumë liri kundër Los Blancos.

Lexo po ashtu PSG-ja fiton me rezultat bindës ndaj Real Madridit në startin e Ligës së Kampionëve

“Ndoshta mungesa e Cavanit, Neymarit dhe Mbappes ndihmuan skuadrën”, ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ndoshta presioni ishte më i vogël, sepse të gjithë po mendonin se si mund të fitonim pa ata tre lojtarë”.

“Mund të ndihmojë sepse ne nuk ishim favorit pa Neymarin, Mbappen dhe Cavanin. Mund të kenë marrë presionin nga lojtarët”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version