Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka hedhur poshtë sugjerimet që Kylian Mbape është i vështirë për t’u menaxhuar.
Mbappe dukej se e injoroi Tuchelin kur u zëvendësua në fund të fitores së fundjavës së kaluar në Ligue 1 te Montpellier.
Një fitore 3-1 me rikthim në të cilën reprezentuesi francez shënoi golin e dytë të skuadrës së tij.
Ai luajti të gjithë ndeshjen kundër Galatasaray në mesjavë – duke shënuar golin e katërt të skuadrës së tij në një fitore të jashtëzakonshme 5-0 dhe Tuchel është këmbëngulës se 20-vjeçari nuk i shkakton atij probleme.
I pyetur nëse sulmuesi i talentuar mund të jetë i vështirë për t’u menaxhuar, Tuchel e ka mohuar në një të tillë.
“Jo – ne flasim shumë për këtë. Kylian gjithmonë dëshiron të luajë. Ndonjëherë ai është i zhgënjyer dhe ai e tregon atë”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Ndoshta ju keni përshtypjen se ai nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Por jo. Ajo zgjat vetëm disa minuta”.
“Ai është i zgjuar”, përfundoi trajneri gjerman i PSG-së. /Telegrafi/