Site icon Telegrafi

Tuchel lavdëron partneritetin e dyshes sulmuese Mbappe-Icardi

Trajneri i Paris Saint-Germain është i lumtur me funksionimin e mirë të dyshes së sulmit, Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi.

Mbappe ka shënuar 19 herë në 21 paraqitje për PSG-në këtë sezon, ndërsa Icardi ka shënuar 17 gola në 20 paraqitje që nga momenti i huazimit nga Interi.

Asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën gjatë barazimit tronditës 3-3 të së dielës kundër Monacos, por përpara kthimit të planifikuar të mërkurën në Stade Louis II, Tuchel lavdëroi partneritetin e tyre.

Lexo po ashtu Paraqitja mbresëlënëse e Icardit ndaj St-Etienne, shënoi tri gola dhe një asistim me vetëm 13 prekje të topit

Mbappe shpërtheu në skenën e futbollit francez dhe evropian duke luajtur së bashku me Falcaon në skuadrën e Monacos që tronditi PSG-në duke fituar Ligue 1 në sezonin 2016-17, së bashku me arritjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku mposhti Borussia Dortmundin që trajner kishte Tuchel.

“Po, është pak e ngjashme sepse Falcao është një lloj i ngjashëm me Mauron, ai me të vërtetë pëlqen të luajë si numër nëntë dhe mund të luajë i vetëm”.

Lexo po ashtu France Football zgjedh ekipin e dekadës së PSG-së, nuk ka vend për Neymarin

“Kylian lëviz më shumë, ai lëviz me shpejtësi në krahë. Është një kombinim i mirë, është i mirë për të dy, ata pëlqejnë të luajnë së bashku dhe ata janë të rrezikshëm së bashku”.

“Është mirë sepse ne gjithmonë kemi dy lojtarë në pjesën e tretë të fushës dhe është e vështirë të mbrohen kundër nesh. Është një përzierje e mirë”, ka thënë Tuchel. /Telegrafi/

Exit mobile version