Telegrafi

Tuchel flet për të ardhmen e Granovskaia dhe Cech: Shpresoj të qëndrojnë edhe pasi klubit të shitet

Thomas Tuchel ka thënë se shpreson që Marina Granovskaia dhe Petr Cech të mbajnë postet e tyre drejtuese te Chelsea edhe nëse klubi londinez shitet nga Roman Abramovich.

Blerësit e mundshëm kanë një afat kohor deri më 15 mars për të paraqitur ofertat e tyre për të blerë Chelsea-, pasi Abramovich kërkon të përfundojë një shitje të shpejtë pasi ka frikë se do të sanksionohet nga qeveria britanike.

Kjo do të thotë se ka pasiguri të madhe për të ardhmen e drejtoreshës Granovskaia dhe ish-portierit të Chelseat, Cech, i cili tani punon si këshilltar teknik.

Duke folur përpara ndeshjes kundër Norëich, Tuchel u pyet nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë të punojë me dyshen e sipërpërmendur.

“Kjo nuk do të jetë zgjedhja ime. Kjo është një pjesë e pasigurisë së klubit. Mund t’ju them vetëm se deri më tani ka funksionuar si një marrëdhënie e shkëlqyer, si për mua dhe shpresoj edhe për ata të dy. Shpresoj se do të mbetet kështu, por nuk kam asnjë ndikim apo informacion nëse do të ndodhë”, deklaroi Tuchel.

Tuchel pranoi se spekulimet e vazhdueshme mund ta shpërqendrojnë skuadrën, por ai vlerësoi lojtarët e tij për fokusimin vetëm në futboll. /Telegrafi/