Site icon Telegrafi

Tuchel flet për shkarkimin nga Chelsea: Takimi zgjati tre deri në pesë minuta

Thomas Tuchel u zyrtarizua si trajneri i ri i Bayern Munich javën e kaluar, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025.

Tuchel njoftoi menjëherë në konferencën e parë për shtyp se do të mbledhë stafin me të cilin ka punuar në Chelsea, gjë që zemëroi pak klubin londinez.

Ai është ndalur dhe ka folur për shkarkimin e tij nga Chelsea, i cili erdhi pas humbjes nga Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve shtatorin e kaluar.

“Ishte një tronditje. Takimi zgjati vetëm tre deri në pesë minuta në tetë të mëngjesit”.

“Të gjithë menduam se ishim në rrugën e duhur dhe se kemi më shumë kohë për tu ndërtuar. Megjithatë, tani kam gjetur një sfidë të re dhe jam i lumtur që jam te Bayern Munich”, përfundoi gjermani.

Tutje ai shtoi se ka marrëdhënie të mira me njerëzit në Chelsea dhe kjo nuk do të ndryshojë, pasi klubin e konsideroi si një familje.

Kujtojmë se më 6 shtator, Dinamo mposhti Chelsean me rezutlat 1-0 në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve në Maksimir. /Telegrafi/

Exit mobile version