Telegrafi

Tuchel flet për ‘Mbretërit’ dhe Ronaldon

Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel ia ka bërë me dije futbollistëve të tij që duhet të kenë kujdes nga ndeshja e nesërme.

Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të ndeshen nesër në ‘Signal Iduna Park’ në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45 dhe trajneri i gjermanëve, Thomas Tuchel deklaron se duhet te kenë kujdes nga ‘Los Blancos’ dhe Cristiano Ronaldo.

“Cristiano nuk është në formë? Është e lehtë të thuash se Ronaldo nuk është në formë. Por kush më garanton për këtë?  Dhe a duhet të shqetësohemi për këtë?”, ka deklaruar fillimisht Tuchel në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes Dortmund-Real Madrid (Foto)

“Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, një fitues. Ne presim më të mirën nga ai. Jemi duke u përgatitur për Real Madridin në formën e tyre më të mirë. Sigurisht që ne pranojmë cilësitë e Realit”.

“Do të jetë detyrë e madhe për tu mbrojtur kundër tyre. Në duhet të jemi të vetëdijshëm dhe disiplinuar për të kaluar nga sulmi në mbrojtje”, përfundoi trajneri i Dortmundit. /Telegrafi/