Trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel ia ka bërë me dije futbollistëve të tij që duhet të kenë kujdes nga ndeshja e nesërme.
Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të ndeshen nesër në ‘Signal Iduna Park’ në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45 dhe trajneri i gjermanëve, Thomas Tuchel deklaron se duhet te kenë kujdes nga ‘Los Blancos’ dhe Cristiano Ronaldo.
“Cristiano nuk është në formë? Është e lehtë të thuash se Ronaldo nuk është në formë. Por kush më garanton për këtë? Dhe a duhet të shqetësohemi për këtë?”, ka deklaruar fillimisht Tuchel në konferencë për shtyp.
“Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, një fitues. Ne presim më të mirën nga ai. Jemi duke u përgatitur për Real Madridin në formën e tyre më të mirë. Sigurisht që ne pranojmë cilësitë e Realit”.
“Do të jetë detyrë e madhe për tu mbrojtur kundër tyre. Në duhet të jemi të vetëdijshëm dhe disiplinuar për të kaluar nga sulmi në mbrojtje”, përfundoi trajneri i Dortmundit. /Telegrafi/