Deklarata e Kylian Mbappe në çmimet e më të mirëve në Ligue 1 për largim nga PSG ka bërë zhurmë të madhe dhe sipas medieve arsyeja është e Thomas Tuchel.
20 vjeçari kërkon një rol më të rëndësishëm te PSG, apo do të vazhdojë diku tjetër.
“Ndoshta është koha për më shumë përgjegjësi, mund të jetë në PSG me shumë kënaqësi apo edhe diku tjetër në një projekt të ri”, kishte thënë Mbappe.
Një prej arsyeve që Mbappe është frustruar është trajneri Tuchel, sipas Le Parisien.
Trajneri gjerman nuk e futi në lojë ndaj Strasbourg dhe Nantes, ndeshje ku ka mundur të shënojë gola dhe të rivalizojë me Lionel Messin për ‘Këpucën e Artë’.
Klubi ka reaguar duke thënë se lojtari nuk do të largohet dhe ka të ardhme në klub.
Shumë klube evropiane janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha për lojtarin që ta marrin nga ‘Parc des Princes’. /Telegrafi/