Telegrafi

Tuchel e do me çdo kusht Alaban te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është i etur për transferimin e mbrojtësit David Alaba nga Bayern Munichu.

Alaba është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e mbrojtësit të majtë, ndërsa së fundmi ka shkëlqyer edhe në qendër të mbrojtje.

Ylli austriak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe pasi nuk është i bindur me rinovimin e kontratës, shumë klube evropiane e duan atë.

Sipas mediumit francez Le10Sport, trajner i PSG-së, Tuchel është i etur për të nënshkruar me Alaban nga Bavarezët.

Tuchel dëshiron që Alaba të zëvendësojë Thiago Silva në zemër të mbrojtjes së tij në Parc des Princes sezonin e ardhshëm.

Bayerni është i hapur për të shitur 28-vjeçarin, por do të preferonte ta shikonte atë të bashkohej me Barcelonën apo Real Madrid përpara PSG-së.

Alaba pëlqehet gjithashtu nga klubet e mëdha angleze si Manchester City dhe Chelsea. /Telegrafi/