Telegrafi

Tuchel analizon turpërimin që pësoi Chelsea ndaj Brentfordit

Chelsea ka pësuar humbje 4-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

The Blues u shpartalluan nga rivali lokal për më shumë se dhjetë minuta, duke pranuar tre gola, derisa i katërti ishte për t’i demoralizuar më shumë.

Pas ndeshjes,Thomas Tuchel ka thënë se kjo nuk është tipike nga ana e tyre, pasi ranë në gjumë në mbrojtje.

“Është mbi ne, i gjithë faji është i yni”, ka thënë fillimisht gjermani para mediave”.

“Ne ndaluam së mbrojturi, mbrojtja ra në gjumë, pranuar tre gola për rreth 10 minutave”.

“Nuk ishte diçka tipike nga ne, nuk e di përse. Do të shikojmë se përse ndodhi ajo dhe të mos na përsëritet në ndeshjet e ardhshme”, shtoi më tej Tuchel.

Pas javës së 31-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të takohet me Southamptonin. /Telegrafi/