Telegrafi

Tuchel aludon në rikthimin e Neymarit dhe Mbappes për ndeshjen ndaj Liverpoolit

Sulmuesit e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe pritet të jenë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Të dy lojtarët ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre respektive tetë ditë para përplasjes me Liverpoolin në Paris më 28 nëntor.

Neymar u largua nga fusha pas tetë minutash në miqësoren e Brazilit me Kamerunin pasi që ankohej në një lëndim.

Në anën tjetër, francezi Mbappe u detyrua të dilte jashtë fushës pas një lëndimi në shpatull gjatë fitores së Francës kundër Uruguait me rezultat 1-0.

Lëndimet e tyre bënë që tabori i kampionit francez të frikësohet për mungesën e tyre në ndeshjen e madhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, tani ka qetësi te skuadra nga Parc des Princes pasi trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar rikthimin e tyre për këtë ndeshje.

“Ne nuk do të rrezikojmë me Neymarin dhe Mbappen. Nesër nuk do të jenë të disponueshëm ndaj Toulouse”.

“Ata ndoshta do të kthehen për ndeshjen ndaj Liverpoolity”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp. /Telegrafi/