Site icon Telegrafi

I ndalet mikrofoni gjatë fjalimit, Trump në siklet ‘detyrohet’ të ecë nëpër skenën e tubimit pa thënë asnjë fjalë për 20 minuta

Ish-presidenti Trump tha se nuk do të paguante kompaninë që mori me qira pajisjet e tij të fushatës pasi mikrofoni i tij u ndal për rreth 20 minuta në një tubim në Detroit.

Trump ishte duke mbajtur fjalim kur mikrofoni i tij u fik.

Dikush i dha ish-presidentit një mikrofon tjetër për ta provuar, por as ai nuk funksionoi.

Për rreth 20 minuta, kandidati republikan ecte nëpër skenë duke pritur që t’ia rifillonte fjalimit, përcjell Telegrafi.

Pasi mikrofoni filloi të funksiononte përsëri, Trump tha: “Tani çfarë ndodh është se nuk do të paguaj faturën për këtë kompani budallaqe që na ka marrë me qira këtë katrahurë”.

“Ne do t’i padisim ata”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Trump më parë është zotuar të mos paguajë një kompani kur një problem teknologjik ka ndodhur gjatë tubimit të tij, duke përfshirë në qershor kur ndodhi një problem me teleprompterin e tij në Las Vegas.

Ai e vazhdoi fjalimin e tij dhe paraqiti axhendën e tij ekonomike, duke thënë se administrata do të ulë taksat e korporatave dhe kostot e energjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version