Ministria e Punëve të Brendshme informon se për shkak të tubimit parazgjedhor sonte, prej orës 22 deri të shtunën, në orën 2 pas mesnate në të dy drejtimet do të rikahëzohet komunikacioni në bulevardin “Ilinden”.
Rihakëzimi është në drejtimin nga udhëkryqi me bulevardin “Goce Dellçev” deri te udhëkryqi me bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komunikacioni do të zhvillohet nëpër bulevardin “Ilinden”, në të djathtë nëpër bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” edhe nëpër bulevardin “Goce Dellçev” dhe majtas nëpër bulevardin “VMRO”.