Sot në Shkup qytetarët janë mbledhur për t’i dhënë mbështetje kryetarit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për të përballuar grusht shtetin në shtetin e tij që ai e drejton, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit porososin ”Erdogan të pastroj puçistët”, ”E dënojmë puçin e përgjakshëm dhe mbështesim kryetarin Erdogan”, ”E lusim Zotin që t’i jap fuqi kryetarit tonë që të pastroj puçistë, ndërsa të plagosurve të ju jap shëndet” thonë mes tjerash mbështetësit e Erdogan në Shkup.
Kryetari i lidhjes së shoqatave jo-qeveritare turke, Taksin Ibrahim tha ”Shpresoj se së shpejti do të burgosen të gjithë puçistët që e tradhëtuan shtetin dhe popullin e tyre”
Në tubim ka 500 persona, që e filluan mbështetjen me himnin e Maqedonisë dhe të Turqisë./Telegrafi/